BIOGRAFIA

U lind në Sllatinë e Madhe (Albanë të Madhe) të FushëKosovës më 5.09.1948.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Shkollën e Mesme Ekonomike në Prishtinë më 1967;
Shkollën e Lartë Pedagogjike – grupi Histori-Gjeografi, Gjakovë më 1970;
Fakultetin e Shkencave Matematikore, drejtimi i gjeografisë më 1972 në Prishtinë.
Magjistroi në vitin 1978 në Fakultetin e Shkencave Matematikonatyrore, dega e gjeografisë regjionale në Universitetin e Zagrebit, më 1978.
Në vitin 1986 u doktorua në fushë të arkivistikës pranë Fakultetit Filozofik (Dega e Arkivistikës) në Universitetin e Lubjanës me temën : «Lënda arkivore për reformën agrare dhe kolonizimin e Kosovës 1918-1941».
Specializoi nga lëmia e arkivistikës në Beograd (1974) gjashtë muaj; më 1975 në Austri (një muaj); në vitet 1979-1980 në Moskë (6 muaj); më 1982 në Çekosllovaki (1 muaj e gjysmë).
Ka punuar në si arsimtar, zyrtar i lartë në Arkivin e Kosovës (1973-1987), pastaj drejtor në Arkivin e Qytetit të Prishtinës (1987-1989), drejtor dhe kryeshef ekzekutiv në Arkivin Shtetëror të Kosovës – Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (2002-2011) dhe në fund zyrtar i lartë në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (2011-2013).

Botoi shumë vepra dhe punime shkencore e profesionale nga lëmia e arkivistikës dhe historisë.
Mori pjesë me kumtesa në shumë tubime shkencore e profesionale kombëtare e ndërkombëtare. Kumtesat e tija janë botuar në shumë revista shkencore të arkivistikës dhe të histories në vend, rajon dhe në botë.
Kryetar i Shoqatës së Punëtorëve Arkivorë të Kosovës 1974-1982.
Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shoqatës së Punëtorëve Arkivorë të Jugosllavisë, 1974-1982.
Udhëheqës i Seksionit për histori dhe dokumentacion “Hulumtuesit e Rinj të Kosovës”, 1980-1985.
Kryeredaktor i Revistës “Vjetari” të Arkivit Shtetëror të Kosovës, 2005-2010.
Kryetar e Organizatës “Memories së Botës”, me seli në Paris, njësia në Kosovë, 2005-2009.
Është nderuar me mirënjohje të shumta.
Është shpallur ambasador i paqës në vitin 2005.
Në vitin 2010 është shpallur krijuesi më i mirë, ndërsa në vitin 2012 është shpallur qytetar nderi i komunës së Fushë Kosovës.
Ligjerues i angazhuar në Fakultetin Filozofik, Departamenti historisë, studimi master, lënda: Sistemet informative dhe arkivat digjitale.